DEMOKRATËT: TENTIM QË TË MASHTROHET PLANI I  DEMOKRATËVE DHE LËVIZJES QYTETARE URA

Partia Demokratike e Socialistëve, së bashku me një numër të subjekteve politike, po tenton të mashtroi me Planin e Reformave gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe të tjera të Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare URA, kumtuan nga Mali i Zi Demokratik.

Kolegjiumi i Kryetarit të Kuvendit të MZ, në të cilin nuk marrin pjesë përfaqësuesit  e Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare URA, filloi të diskutojë  mbi modelin dhe mënyrën e punës së deputetëve me qëllim që të sigurohen parakushte për vazhdimin e përmirësimit të legjislacionit zgjedhor.

Sekretari gjeneral i Demokratëve, Boris Bogdanoviq, deklaroi se është e qartë se në Kolegjium, PDS,  së bashku me një numër tjetër të subjekteve politike, po përpiqet të mashtroj me Planin e Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare URA, si dhe me qëndrimin e qartë të OSBE-së dhe ODIHR-së, se Malit të Zi, i nevojitet reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, nëse shteti synon të integrohet më shpejt në Bashkimin Evropian.

“Ata që nuk kanë as guxim,të përfshihen në një proce të drejtë dhe të ndershëm zgjedhor, nuk  u bien ndërmend se së bashku me aktërët politikë të opozitës të punojnë në krijimin e kushteve për të parat zgjedhje të lira dhe të ndershme në historinë e Malit të Zi”, tha Bogdanoviq për agjencinë e lajmeve “MINA”.

SHARE