SHBA: SPEKULIMET PËR NDRYSHIME KUFIJSH NË BALLKAN, KËRCËNIM I PANEVOJSHËM PËR STABILITETIN

Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të integrimit evropian dhe antarësimit në institucione kyçe evropiane dhe auroatlantike, thuhet në një deklaratë të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price. “Ne jemi të angazhuar të ndihmojmë vendet e Ballkanit Perëndimor të thellojnë partneritetet e tyre ekonomike, të arrijnë objektivat klimatike, t’i bëjnë rezistencë manipulimeve energjetike nga Rusia duke zhvilluar një sistem të larmishëm burimesh të energjisë së pastër, si dhe të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ne gjithashtu duam të ndihmojmë rajonin drejt begatisë dhe rritjes ekonomike, ndërkohë që mbrohet infrastruktura dhe industritë e tij nga praktikat kebërëse të Kinës,” thuhet në deklaratë. Deklarata ndalet edhe tek partneriteti në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në hapësirë me vendet e rajonit, “përfshirë me anëtaret më të reja të NATO-s, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut”. Zëdhënësi thekson më tej synimet e Shteteve të Bashkuara për ta thelluar këtë bashkëpunim përmes stërvitjeve, manovrave ushtarake, misioneve të përbashkëta ddhe prokurimeve. “Përshëndesim përparimin që kanë bërë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në reforma me rëndësi kritike dhe vazhdojmë të mbështesim hapjen e negociatave për antarësim në BE me dy vendet në qershor”.

SHARE