MALI I ZI KA DOZA TË MJAFTUESHME TË VAKSINËS ASTRAZENECA

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftoi se Mali i Zi ka një sasi të mjaftueshme të vaksinës AstraZeneca, e cila është e nevojshme për të filluar dhënien e dozës së dytë. “Kjo do të thotë që vaksinimi i qytetarëve me dozën e dytë mund të fillojë në rendin në të cilin ishte planifikuar më herët,” thotë ISHP. Sasitë e reja të vaksinës AstraZeneca që janë planifikuar për rivaksinim, siç thanë ata, do të mbërrijnë në Malin e Zi përmes mekanizmit COVAX. Ata rikujtojnë se doza e dytë e vaksinës AstraZeneca jepet me distancë 4-12 javë.

SHARE