ULQIN: PRISHET OBJEKTI ILEGAL NË PYLLIN E PISHAVE

Ashtu edhe siç ishte  paralajmërua kohë më parë, sot u prish objekti ilegal mbi Plazhin e Grave, në afërsi të hotelit “Albatros, në Komunën e Ulqinit.

Prishjen e urdhëroi inspektori i Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, ndërsa asistencën e dhanë përfaqësuesit e Policisë Komunale të Ulqinit.

Siç kumtohet, në ditët në vijim do të përcaktohet nëse shtetasi i Kosovës Lirim Mustafa, i cili është pronar i tokës, është investitori ilegal. Për shkak të ndërtimit të këtij objekti në Pyllin e Pishave protestuan disa dhjetëra qytetarë të Ulqinit.

SHARE