MALI I ZI INTENSIFIKON BASHKËPUNIMIN ME ZVICRËN

Gjatë takimit të Kryetarit të Kuvendit  të MZ, Ivan Brajoviq me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës Dominik de Buman, u theksua se ka mundësi që të intensifikohet bashkëpunimi midis Malit të Zi dhe Zvicrës, veçanërisht në fushën e ekonomisë, turizmit dhe bujqësisë.

“Zvicra është partner i dëshirueshëm për çdo vend në botë, e kështu edhe për Malin e Zi. Ndërsa  nëpërmjet “Oraskomit”, ky vend është shumë i pranishëm  edhe në Mal të Zi”, deklaroi Brajoviq.

Ai gjithashtu shprehur kënaqësi që ky vend ka interesim për investime të reja në Mal të Zi.  Ndërsa, De Buman theksoi se Mali i Zi dhe Zvicra kanë shumë gjëra të përbashkëta.

“Ne po flasim për dy vende të vogla dhe të qëndrueshme me identitete të forta dhe kemi biseduar për forcimin e bashkëpunimit, sepse ekziston dëshira për të forcuar marrëdhëniet në shumë fusha, si në planin  diplomatik, ashtu edhe në investimet e reja të Zvicrës në Mal të Zi”, tha ai.

SHARE