Më 15 dhjetor, Kuvendi i Malit të Zi do të diskutojë propozimin që Irena Radoviq të jetë guvernatore e Bankës Qendrore, është dakorduar në kolegjiumin e kryetarit të Kuvendit.
Të rikujtojmë se presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, propozoi për guvernatore të Bankës Qendrore të Malit të Zi, Irena Radoviq, drejtoreshë aktuale e Fondit për Investim dhe Zhvillim.
Kreu i Bankës Qendrore të Malit të Zi tani është Radoje Zhugiq, dhe Millatoviq ka deklaruar vazhdimisht se nuk është i kënaqur me punën e Bankës Qendrore të Malit të Zi.