TË MARTËN NË MAL TË ZI URSULA VON DER LEYEN DO TË TAKOHET ME MILLATOVIQ DHE ABAZOVIQ

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen do të qëndrojë të martën në Mal të Zi, në kuadër të një vizite disaditore në Ballkanin Perëndimor.

Të martën në mëngjes, ajo do të takohet në Podgoricë me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq dhe kryeministrin në mandat teknik, Dritan Abazoviq.

Të dielën, von der Leyen do të fillojë një vizitë katër-ditore në Ballkanin Perëndimor për të paraqitur detajet e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian (BE) për rajonin, njoftoi KE.

“Do të jetë një mundësi për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar liderëve rajonalë në mënyrë më të detajuar Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratë.

Von der Leyen, siç është paralajmëruar, do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnjë dhe Hercegovinën (BeH), Malin e Zi dhe Kosovën, ku do të bisedojë me zyrtarët e këtyre vendeve.

SHARE