MINISTRIA: NGA E MËRKURA NË BANKA SHKOLLORE ME MASKA

Ministria e Shëndetësisë së Malit të Zi solli vendimin në bazë të të cilit të gjithë të punësuarit dhe nxënësit, gjatë qëndrimit në institucionet publike dhe private të arsimit dhe edukimit, të bartin maskat mbrojtëse të cilat mbulojnë hundën edhe gojën. Me këtë vendim nuk përfshihen ato të cilët, për shkak të gjendjes shëndetësore dhe specifikave individuale zhvillimore nuk mund të bartin maskën ose mund ta bartin me kufizime të caktuara. Bazë për këtë vendim është ruajtja e shëndetit të nxënësve, sepse ndjekja e mësimit në shkollë është një nga shtyllat e rritjes dhe zhvillimit të drejtë në të gjithë segmentet, shkruan në kumtesë. “Njëkohësisht, me bartjen e maskave në shkolla, ruhet shëndeti edhe i atyre që përcjellin dijen, mirëpo edhe rrethi të cilit i kthehen pas mësimit. Në këtë moment, bartja e obliguar e maskave është e nevojshme për fillimin e rregullt të vitit shkollor. Në rast të testit pozitiv, në izolim nuk do të shkojnë fëmijët të cilët kanë bartur maskat”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

SHARE