MALI I ZI KA NEVOJË PËR UNITET MË SHUMË SE KURRË

Në këtë moment, Mali i Zi ka nevojë për unitet, dialog dhe punë të përbashkët të të gjithë vendimmarrësve në interes të të gjithë qytetarëve më shumë se kurrë, tha shefja e delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Oana Kristina Popa. Ajo e shkroi këtë në Twitter pas takimit me Kryeministrin Zdravko Kriviokapiq dhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. “Ruajtja e traditës krenare malazeze, paqja dhe harmonia ndëretnike dhe ndërfetare është çelësi për të ardhmen e saj në Bashkimin Evropian,” shkroi Popa në Twitter.

SHARE