MASAKRA NË TEKSAS, ASKUSH NUK E NDALOI AUTORIN KUR HYRI NË SHKOLLË

18-vjeçari i armatosur që sulmoi një shkollë në Teksas të martën ishte në gjendje të hynte në ndërtesë pa pengesa, thotë policia. Shefi i policisë së Teksasit, Victor Escalon tha se asnjë roje e armatosur nuk e ndaloi sulmuesin ndërsa policia ka hyrë në shkollë katër minuta pas autori ka qenë aty. “Kemi raportime se një oficer i policisë së qarkut shkollor është përballur me të dyshuarin që po hynte. Kjo nuk është e saktë, autori hyri pa pengesa. Pra, nga shtëpia e gjyshes shkoi në lokal dhe nga aty në në shkollë, ai nuk u ndal nga askush. gjatë hetimit që kemi bërë  duket se shkolla ishte e hapur”. Autori Salvador Ramos vrau 19 studentë dhe dy mësues dhe plagosi të paktën 17 persona të tjerë. Sipas rregulloreve në qarkun Uvalde, autoritetet duhet të kenë oficerë që patrullojnë hyrjet, parkingjet dhe perimetrin e shkollës. Ndërsa mësuesve u thuhet që të mbajnë dyert me çelës gjatë gjithë kohës. Zyrtarët thonë se nuk e dinë ende se sa plumba qëlloi adoleshenti gjatë ngjarjes së rënë, por një burim i tha CBS News se personi i armatosur kishte  mbi 600 fishekë. Hetuesit ndërkohë nuk kanë gjetur asnjë tregues se personi i armatosur kishte një histori të problemeve me shëndetin mendor ose precedent penal. Ndërkohë Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë e SHBA do të vizitojnë Uvalde të dielën, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

SHARE