Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka kurorëzuar dashurinë me martesë.
Kështu ka bërë të ditur vet futbollisti i njohur përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
“Zyrtarisht Mr dhe Mrs Hadërgjonaj”, ka shkruar futbollisti në mbishkrimin e imazheve që u pasuan nga urime të shumta nga ana e miqve dhe familjarëve të tyre.Lexo po ashtu:Fejohet futbollisti Florent Hadërgjonaj
Kujtojmë që 27-vjeçari i cili aktualisht luan për ekipin turk Kasimpasa dhe Dorina u fejuan në dhjetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/