PEROVIQ AMBASADORI I RI NË SHQIPËRI

Aktivisti qytetar nga Ulqini Xhemal Peroviq duhet të jetë ambasadori i ri i Malit të Zi në Shqipëri. Peroviqin në këtë funksion, ushtrimin e të cilit duhet ta fillojë në shtator, e propozoi Ministria e Punëve të Jashtme. Peroviq (64) ishte deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi në fillimin e viteve nëntëdhjetë, si dhe themelues i OJQ “Mogul”.

SHARE