LIQENI I OHRIT NË SFIDË PËR TË QËNDRUAR NË UNESCO

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të paraqesin në UNESCO, qershorin e vitit të ardhshëm dosjen me hapat e ndërmarrë për përmbushjen e rekomandimeve për të mos humbur statusin që e përfshin rajonin e Ohrit në listën e pasurive botërore. Kur mbetet edhe gati një vit afat për përmbushjen e 32 rekomandimeve të UNESCO- s për menaxhimin dhe mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, po ndërmerren hapa për bashkëpunimin në nivel ministror nga Komiteti i Menaxhimit. Për disa vite me radhë përgjegjësia ishte lënë mbi bashkitë, pavarësisht se në listën me 32 rekomandime ka problematika që kërkojnë zgjidhje nga nivelet më të larta. Sektori i ndërtimit, infrastruktura, aktiviteti minerar, menaxhimi i mbetjeve janë disa nga problemet që duhen të marrin zgjidhje për këtë rajon ndërsa ministrat e linjës shprehen optimist, edhe pse kjo kërkon një sërë investimesh dhe ndërhyrjesh Në rast se nuk përmbushen rekomandimet e UNESCO-s nga dy vendet, Rajoni i Liqenit të Ohrit rrezikon të futet në listën e site-ve që janë në rrezik ndërsa në pjesën shqiptare ende nuk ka ndërhyrje konkrete në terren për ato problematika që konsiderohen akute.

SHARE