Edhe pas përfundimit të agresionit rus në Ukrainë, Ford nuk do t’i rihap bizneset në Rusi

Kompania amerikane e motorëve Ford nuk do të nxitojë për të rihapur bizneset e saja në Rusi, pavarësisht se çfarë do të ndodhë me konfliktin në Ukrainë, sipas Bill Ford, kryetarit ekzekutiv të kompanisë.

Duke folur për CNN-në, shefi i prodhuesit të veturave tha se do të ketë “vështrim të gjatë” ndaj Rusisë, raporton cnn.

“Një ditë do të ketë një Rusi të re. Por do të duhet pak kohë për të kuptuar se çfarë do të thotë kjo dhe ne do të marrim kohën tonë me këtë. Është e rëndësishme që ne të bëjmë të saktë ekuacionin e të drejtave të njeriut. Dhe kjo, që ne mendojmë se vendi po shkon në rrugën e duhur”, shpjegoi Bill Ford.

Ford pezulloi operacionet në shtetin rus për një kohë të pacaktuar më 1 mars. Kompania e motorëve ka 50 për qind të aksioneve në Ford Sollers, një sipërmarrje e përbashkët midis prodhuesit amerikan të automjeteve dhe kompanisë ruse Sollers.

Ford Sollers operonte me tre fabrika në Rusi dhe punësonte rreth 4000 njerëz. Bill Ford tha se masa ishte “gjëja e duhur për t’u bërë” edhe pse ajo prekte punonjësit që nuk ishin pjesë e politikës ruse. /Telegrafi/

SHARE