SHTYHEN IMPLEMENTIMI I CERTIFIKATËS COVID PËR ADMINISTRATËN PUBLIKE

Implementimi i Certifikatës Kombëtare Digjitale në administratën publike shtyhet deri në deklaratën përfundimtare të Ministrisë së Drejtësisë mbi bazën ligjore të një vendimi të mundshëm të tillë, tha ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq-Bojoviq.  Ajo bëri të ditur se certifikata do të jetë e vlefshme gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës, përkatësisht nga shërimi i sëmundjes, prandaj inkurajohen qytetarët që të marrin dozën e tretë. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, Boris Mariq, tha se është në pikëpyetje çështja e afirmimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe se nevojitet bashkëpunim ndërministror. “Ne jemi të gjithë në të njëjtën detyrë, respektimi i Kushtetutës është detyra jonë parësore. Prandaj jemi të kujdesshëm me aplikimin e certifikatave të COVID në administratën publike, megjithëse shumë indikator tregojnë se ka nevojë për këtë,” tha Mariq. Përveç hyrjes në Mal të Zi, qëndrimit brenda ambienteve të hotelierisë, frekuentimit të të gjitha ngjarjeve kulturore dhe sportive – si jashtë ashtu edhe brenda, certifikata Kombëtare Dixhitale COVID është kusht për hyrjen në sallat e lojërave të fëmijëve, objektet fetare, palestrat, kinematë, teatrot dhe sallat e koncerteve. “Kujtojmë se ndalimi i koncerteve të Vitit të Ri  mbetet në fuqi, por për natën e ndërrimit të viteve, 31 dhjetor dhe 1 janar, si dhe gjatë festave të Krishtlindjeve me 24 dhe 25 dhjetor, si dhe me datën 6 dhe 7 janar nuk vlen afati kohor për funksionimin e objekteve hotelierike deri në mesnatë.  Krahas posedimit të certifikatës Kombëtare Dixhitale për COVID në ambientet e hotelerisë, lejohet që në tavolinë të jenë edhe më shumë se katër persona, me kusht që të parashikohen katër metra katrorë në sipërfaqen totale për person”, tha ministrja. Ajo theksoi se puna e interpretuesve të muzikës lejohet si brenda objekteve hoteliere ashtu edhe jashtë saj.

SHARE