ME PROPOZIMIN E URA-së: DO T’I KTHEHEN INGERENCAT VETËQEVERISJEVE VENDORE

Me propozimin e Lëvizjes Qytetare URA vetëqeverisjeve vendore në Mal të Zi në të ardhmen do t’i rikthehen një sërë kompetencash të cilat iu morën tre dekadat e fundit në mënyrë sistematike. Siç shkruan “Dan”, liderët e tre koalicioneve fituese “Për të ardhmen e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhë”, Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq, para votimit të përbërjes së re të Qeverisë së Malit të Zi, hartuan Marrëveshjen për prioritetet programore të qeverisë së ekspertëve e cila përmban 13 pika. Ndër këto pika është edhe krijimi i kushteve për decentralizimin e vetëqeverisjeve vendore përmes ndryshimit të Ligjit për vetëqeverisjen vendore dhe Ligjit për financimin e vetëqeverisjeve vendore, si dhe Ligjit për planifikimin e hapësirës dhe ndërtimin e objekteve.

SHARE