RASTODER: KONSIDERONI SHTYRJEN E REGJISTRIMIT

Këshilli i Boshnjakëve në Mal të Zi i bëri thirrje qeverisë që të shtyjë Regjistrimin e Popullsisë për një muaj ose derisa të plotësohen kushtet e nevojshme institucionale që ai të bëhet në mënyrë cilësore, të plotë, ligjore dhe gjithëpërfshirëse dhe me respekt për diversitetin social.

Kryetari i Bordit Ekzekutiv të PB-së Mirsad Rastoder tha se besojnë se duhet të sigurohen të gjitha parakushtet e nevojshme që regjistrimi të bëhet në mënyrë ligjore, të plotë dhe të detajuar, me liri të plotë të shprehjes së qytetarëve, duke pasur parasysh se duhet të shprehë dhe të përshkruajë saktë popullsinë e vendit.

“Si dhe fakti që të dhënat e mbledhura do të përdoren në vitet e ardhshme, e ndoshta edhe dekada, si burim i besueshëm në sferën sociale dhe demografike”, tha Rastoder në Facebook.

Ai tha se mbështesin plotësisht kërkesën e përfaqësuesve të popullit shqiptar, të cilët kërkuan shtyrjen për një muaj, për të krijuar kushtet e nevojshme, si për shtypjen e materialit të regjistrimit në të gjitha gjuhët në përdorim zyrtar dhe në të gjitha segmentet tjera të gatishmërisë institucionale për kryerjen e regjistrimit.

SHARE