PORTIERI NGA MALËSIA KUALIFIKOHET ME BALLKANIN NË GRUPET E LIGËS SË KONFERENCËS

Skuadra e Ballkanit ka shkruar historinë në debutimin e tyre në garat evropiane, duke arritur kualifikimin në fazën e grupeve të UEFA Conference League. Kjo është hera e parë që një skuadër kosovare arrin një nivel të tillë. Kampioni i Kosovës arriti ta eliminonte kampionin e Maqedonisë së Veriut, Shkupin, pasi arriti fitore në dy ndeshjet e zhvilluara mes tyre. Ndeshjen e parë në Shkup e kishte fituar me rezultat 1:2, kurse mbrëmë në Prishtinë arriti fitore me rezultat 1:0. Sikurse në kryqytetin maqedonas edhe në atë kosovar, hero ishte Meriton Korenica. Korenica shënoi golin e fitores në minutën e 69-të, pas asisitimit të Albion Rrahmanit. Për Ballkanin nuk mungoi as mbështetja e rreth 10 mijë tifozëve në tribunat e stadiumit. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për Ballkanin pjesë e të cilit është edhe portieri nga Malësia, Damir Lulanoviq.

SHARE