MALI I ZI FAJËSON SHËRBIMET RUSE PËR SULMIN KIBERNETIK NDAJ SHËRBIMEVE QEVERITARE

Agjencia e Sigurisë së Malit të Zi (ANB) thotë se shërbimet ruse ishin përgjegjëse të një sulmi të fuqishëm kibernetik që preku të gjithë strukturën shtetërore të informacionit të Qeverisë së Malit të Zi. Sipas agjencisë, sulmi i së premtes ishte i parapërgatitur prej kohësh dhe se një sulm i të tilla përmasave ishte i paprecedentë në shtetin ballkanin. Më herët, kryeministri me mandat teknik, Dritan Abazoviq, konfirmoi se qeveria e Malit të Zi është sulmuar nga hakerat për herë të dytë në pesë ditë, duke i quajtur sulmet të motivuara politikisht. “Në gjykimin tim modest, ky është një sulm i motivuar politikisht,” tha Abazoviq, duke kujtuar edhe sulmin e mëparshëm kibernetik në 23 gusht pasi qeveria e tij u rrëzua pas mocionit të mosbesimit.

SHARE