DAMJANOVIQ: NË PIKAT E BASTEVE ËSHTË INSTALUAR MBIKËQYRJE ME VIDEO, PARLAMENTI NË LËVIZJE

Çdo iniciativë, përfshirë atë të Nik Gjeloshajt nga Forumi Shqiptar, për të ndaluar funksionimin e pikave të basteve dhe kazinove është legjitime.

Megjithatë, siç tha ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq për Radion e Malit të Zi, vendimi përfundimtar është në duart e parlamentit.

“Prandaj, nuk do ta komentoj nga perspektiva e pushtetit ekzekutiv, përderisa ka bazë ligjore, Ministria e Financave dhe Qeveria janë të obliguara ta zbatojnë. Nëse, nga ana tjetër, ajo bazë ligjore do të zhdukej me vendimin e Kuvendit, pra me miratimin e ligjit për përfundimin e vlefshmërisë së atij akti dhe ndalimin e industrisë së lojërave të fatit në Mal të Zi, ky do të jetë fakt i pashmangshëm”, ka thënë Damjanoviq.

Ministri vëren se Ligji për lojërat e fatit ka rreth dy dekada në fuqi dhe nuk korrespondon me kushtet e sotme në industrinë e lojërave të fatit, kur shumica e lojërave realizohen duke përdorur sistemin e basteve live. Kjo është arsyeja pse, siç thotë ai, Mali i Zi ka nevojë për një ligj të ri.

Ai rikujton se Qeveria e 43-të ka bërë ndryshime në Ligjin për lojërat e fatit, por që edhe pas miratimit të tij në Kuvend, atë nuk e ka nënshkruar as presidenti i atëhershëm Millo Gjukanoviq e as ai aktual Jakov Millatoviq.

“Këto ndryshime ishin baza për rritjen e të ardhurave në vitin 2023, sepse potenciali në industrinë e basteve është shumë më i madh se ai që po realizon tani, rreth 15 milionë në vit. Tani jemi në një situatë ku presim se çfarë do të bëjë mbledhja e re e parlamentit në komunikim me presidentin e vendit”, deklaroi ministri i Financave.

SHARE