Gërvalla do të garojë për medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare

Albulena Gërvalla e ka nisur mbarë misionin e saj drejt medaljes në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Karateistja jonë fitoi në çerekfinale ndaj francezes, Assma Charif, kampione botë për U-21, derisa raundin e parë, Gërvlla e kaloi pa luftë.

Karateistja jonë, Albulena Gërvalla, do të garojë për medaljen e bronztë, pasi u mund në gjysmëfinale të kategorisë -55 kg në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Gërvalla pësoi humbje nga algjeriania Abouriche Louiza, në luftën ku garuesja jonë pati edhe një lëndim, që urojmë të mos e pengojë për të garuar për medaljen e bronztë.

SHARE