VUKOVIQ, DREJTOR I RI I AME-së

Këshilli i Agjencisë për Media Elektronike , ka zgjedhur Goran Vukoviq, për Drejtor të kësaj Agjencie.Siç kumtohet nga AME, Vukoviq, do ta ushtrojë këtë funksion në kater vitet e ardhshme. Në konkursin publik, për drejtor të Agjencionit për media elektronike, ishin paraqitur, Snezhana Vuçkoviq, Nikolla Ivanoviq dhe Vukoviq.

“Vendimi u mor pas kryerjes së intervistave dhe analizave të aplikimeve në konkurs publik, me fokus të veçantë në vizionin e zhvillimit të sektorit të shërbimeve të medieve audiovizive në Mal të Zi”, thuhet në deklaratë të  në një deklaratë të Këshillit të Agjencisë për Media Elektronike

SHARE