Foto: Risto Bozović
Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi përfundoi seancën publike për kushtetutshmërinë e masës që kufizon qëndrimin në kopshte të fëmijëve të pavaksinuar.
Vendimi pritet më 24 shtator.
Përfaqësuesja e OJQ “Prindërit”, Llepa Zhuniq, tha se nuk janë kundër vaksinimit, por kërkojnë vlerësimin e efektivitetit dhe proporcionalitetit të masës. Ndërkohë, epidemiologët paralajmëruan për rrezikun nga sëmundjet infektive, veçanërisht fruthi, për shkak të rënies së mbulimit me vaksinim.
Ekspertja e OBSH-së, Mina Brajoviq, deklaroi se Mali i Zi përballet me rrezik të drejtpërdrejtë për shpërthim epidemik, ndërsa institucionet shëndetësore theksuan se vaksinimi mbetet masa kryesore për mbrojtjen e fëmijëve dhe shëndetit publik.









