VUKOVIQ: ZERO TOLERANCË PËR SHKELJET, 99 MIJË EURO GJOBA NË LOJËRAT E FATIT

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministri i Financave, Novica Vukoviq, ka paralajmëruar tolerancë zero ndaj shkeljes së ligjit në sektorin e lojërave të fatit, duke theksuar se të gjithë operatorët që nuk respektojnë detyrimet ligjore do të përballen me sanksione të rrepta.

Në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, deri tani janë përfunduar 12 kontrolle dhe janë shqiptuar gjoba në vlerë totale prej 99 mijë eurosh.

Deri në fund të vitit janë planifikuar gjithsej 20 kontrolle.

Vukoviq tha se askush, pavarësisht madhësisë apo pozitës në treg, nuk mund të presë trajtim të veçantë kur bëhet fjalë për respektimin e ligjit.

Ai paralajmëroi se për shkeljet më të rënda mund të aplikohet edhe heqja e përhershme e koncesionit.

SHARE