Në qendrën tregtare Big Fashion në Podgoricë është vënë një pult informativë me qëllim të promovimit të shëndetit publik dhe edukimit për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të qafës së mitrës, njoftoi Qendra Shëndetësore e Podgoricës. Siç thanë ata, gratë e moshës 30 deri në 50 vjeç do të mund të caktojnë një kontroll të kancerit të qafës së mitrës. QSHP tha se është e rëndësishme të dihet se pothuajse çdo rast i kancerit të qafës së mitrës mund të parandalohet, nëse zbulohet në kohë. Nga Qendra Shëndetësore Podgoricë thanë se qëllimi i shënimit të Javës Evropiane të parandalimit të kancerit të qafës së mitrës është ndërgjegjësimi për këtë sëmundje dhe njohuritë se çfarë mund të bëhet për ta parandaluar atë.