KONSUMI I ENERGJISË ELEKTRIKE U RRIT ME 20 PËR QIND NË MUAJIN KORRIK

Përdoruesit e sistemit të shpërndarjes elektrike në korrik kanë marrë 20 për qind më shumë në krahasim me konsumin e qershorit dhe katër për qind më shumë në krahasim me energjinë e marrë gjatë të njëjtës periudhë të një viti më parë, njofton CEDIS. Pjesa më e madhe e energjisë elektrike, siç thonë ata, rreth 35 për qind, u është shpërndarë përdoruesve në zonën e Podgoricës, Danillovgradit, Tuzit dhe Cetinës (Rajoni 2). “Ekipet e Sektorit të Mirëmbajtjes kanë kryer 2.029 ndërhyrje në terren në muajin korrik. Vlera e punimeve në mirëmbajtjen e objekteve elektrike ka arritur në rreth 279 mijë euro”, theksojnë ata në njoftim. Gjithashtu, siç shtojnë ata, gjatë muajit korrik janë kyçur në rrjetin e shpërndarjes 286 përdorues të rinj.

SHARE