HRAPOVIQ: DO TË PËRGJIGJEN TË GJITHË TË CILËT KANË RREZIKUAR SHËNDETIN E NJERËZVE

Do të insistojmë që të gjithë ata të cilët nuk kanë folur të vërtetën gjatë procedurës së hulumtimeve epidemiologjike  të përgjigjen me ligj, ka theksuar ministri Kenan Hrapoviq, duke u bazuar në ligjin për mbrojtjen e banorëve nga sëmundjet ngjitëse.

Aktualisht në Mal të Zi janë 65 raste aktive të prekura me korona virusin.

Të shtruar në spital gjenden 13 pacient me Covid-19.

Edhe 6 persona të tjerë janë të infektuar me koronavirus duke e çuar kështu numrin e rasteve aktive të infektuarve në Mal të Zi në 65, është kumtuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

Të gjithë të sapoprekur nga ky virus janë nga Rozhaja.

Pesë prej tyre janë raste të kontakteve me të infektuarit e mëparshëm, kurse rasti i 6 mund të lidhet me qëndrimit e tij në BeH, kanë theksuar nga Instituti.

SHARE