Mark Dushaj

Vendi jonë karakterizohet nga fakti se pothuajse të gjithë njohim njëri tjetrin. Njohim njeri tjetrin si figura, me emër, me familje e profesion. Megjithatë, të pakëta janë rastet kur ne dimë historinë e plotë të njëri tjetrit, e sidomos me brezat më të moshuar të cilët nuk kanë pasur mundësinë të ndajnë jetën e tyrë nëpër rrjete sociale si brezat e rinje.

Mark Dushaj për shumë vite ka qënë profesor i filozofisë në gjimnazin “25 Maji” në Tuz, por historia e tij fillon shumë më herët, me ngjarje dhe rrethana të cilat tani mund të jenë të pa imagjinueshme. Ai rrëfen se si në fëmijëri kanë punuar si shërbëtorë, dhe se bashkë me familjen kur janë shpërngulur në Rakiq në fillim kanë jetuar të gjithë bashkë poshtë shkëmbinjeve.

Rrëfimi i profesor Dushaj është i mbushur me ulje dhe ngritje, me momente të cilat sfidojnë tërësisht qënjen njerëzore, siç ka qënë semunja të cilën ai e luftoi vetem në vitet e rinisë, kur ndodhej larg familjes. Por janë pikërisht këto momente të cilat gdhëndin karakterin dhe shpirtin e njeriut.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Medias.

/ Fondi për nxitje të pluralizmit dhe shumëllojshmërisë të mediave /

SHARE