ABAZOVIQ: NE MËSOJMË NGA GABIMET HISTORIKE PËR TË QENË MË TË MIRË

Kryeministri Dritan Abazoviq, ministri i Drejtësisë Marko Kovaç dhe sekretari Shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes Krsto Peroviq muaren pjesë në përkujtimin e dëbimit të refugjatëve boshnjak-hercegovinas në vitin 1992 para Qendrës së Sigurisë në Herceg Novi.

“Ky është një Mal i Zi që nuk ikën nga e kaluara dhe që përballet me të. Ne mësojmë nga gabimet historike për të qenë më të mirë në të ardhmen,” tha kryeministri Abazoviq.

Përkujtimi u organizua nga OJQ Aksioni për të Drejtat e Njeriut, Qendra për Edukim Qytetar dhe ANIMA – Qendra për Edukimin e Grave dhe Paqes.

SHARE