MARKOVIQ DHE META TELEFONOJNË KRYETARIN GJELOSHAJ

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq dhe Presidenti I Shqipërisë Ilir Meta, kanë telefonuar sot Kryetarin e Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, pas konfirmimit të 15 rasteve me koronavirus në Tuz dhe mbylljës së krejt vendit në karantinë. Kryeministri i qeverisë së Malit të Zi Dushko Markoviq, më kontaktoi sot për të ofruar mbështetje dhe përcjellur mesazhin se Qeveria e Malit të Zi dhe ai personalisht janë me Komunën e Tuzit dhe të gjithë qytetarët e saj në këto rrethana të vështira. Qeveria e Malit të Zi do t’i vë në funksion të gjitha kapacitetet e saj për mbrojtjen e popullsisë së komunës sonë. Gjithashtu kryetarin Gjeloshaj e telefonoi Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ku Gjeloshaj në rrjetin social Facebook në lidhje me këtë bisedë shprehet: “Në emrin e banorëve të Malësisë, falenderoj presidentin shqiptar, z. Ilir Meta i cili, pak më parë, më mori në telefon për të na shprehur solidaritetin dhe përkrahjen, në këto çaste të vështira që po i kalojmë. Zoti Meta uron që Malësia të dalë nga kjo situatë me sa më pak pasoja, me shpresë se do të arrijmë që së bashku të tejkalojmë këtë të keqe që e kaploi krejt njerëzimin.”

SHARE