UEFA ZHVENDOS FINALEN E LIGËS SË KAMPIONËVE NGA RUSIA NË FRANCË

UEFA njoftoi të premten se e ka zhvendosur finalen e Ligës së Kampionëve të këtij viti nga Shën Petersburgu në Paris, pas sulmit rus ndaj Ukrainës. Me anë të një deklarate UEFA tha gjithashtu se ndeshjet e klubeve dhe ekipeve kombëtare ukrainase dhe ruse të planifikuara për në fushën e tyre, do të luhen në vende neutrale “deri në një njoftim të mëtejshëm”.Organi qeverisës i futbollit në Evropë, falënderoi presidentin francez Emmanuel Macron për “mbështetjen dhe angazhimin e tij personal” për çështjen e finales. UEFA shtoi se do të “mbështesë plotësisht përpjekjet shumëpalëshe për të miratuar një klauzolë për të shpëtuar lojtarët e futbollit dhe familjet e tyre në Ukrainë, të cilët përballen me vuajtje të tmerrshme njerëzore dhe zhvendosje.” Finalja e Ligës së Kampionëve ishte parashikuar të zhvillohej në stadiumin Zen në Shën Petersburg më 28 maj dhe pritej që mijëra tifozë nga i gjithë kontinenti të shkonin për të parë lojën më të rëndësishme të klubeve të futbollit evropian.

SHARE