KANË MBËRRITUR EDHE 5,000 DOZA TË VAKSINAVE RUSE

Një kontigjent prej 5,000 dozash të vaksinës Sputnik V nga Rusia ka mbërritur në Malin e Zi, njoftoi Qeveria. Kjo është, siç thonë ata, dorëzimi i parë i 50,000 dozave që qeveria ka siguruar për blerjen përmes negociatave dypalëshe. “Në ditët në vijim, një kontigjent nga Pekini do të vijë me një dhurim prej 30,000 doza të vaksinës Sinofarm,” shtoi Qeveria. Javën e kaluar, 2,000 doza të vaksinës ruse, dhuruar Malit të Zi nga Serbia, mbërritën në Podgoricë. Vaksinimi filloi të Dielën, i cili, siç tha Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq, po shkon sipas planit.

SHARE