KRYEMINISTRI ABAZOVIQ NË VIZITË ZYRTARE NË KOMUNËN E ULQINIT

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në fillim të javës së ardhshme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në komunën e Ulqinit. Delegacioni me kryeministrin do të përfshijë edhe një sërë ministrash në kabinetin e tij. Kryetari i komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari dhe bashkëpunëtorët e tij do t’i bëjnë kryeministrit Abazoviq një pritje festive në objektin e vetëqeverisjes lokale, ndërsa së bashku do të vizitojnë disa lokacione ku po bëhen apo planifikohen të bëhen investime të mëdha.

SHARE