ABAZOVIQ: DO TË NGREMË KALLËZIM PENAL KUNDËR KRYEQYTETIT, NUK MUND TË MENJANOHEN OBJEKTET BEMAX

Kryeministri i Qeverisë së Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, tha se shteti do të merret me shfrytëzuesit e paligjshëm të zhavorrit dhe do të tregojë se cilët persona përgjegjës kërcënojnë interesat e Malit të Zi dhe se nuk do të ketë selektivitet në këtë drejtim. Ai bëri të ditur gjithashtu se ndaj Kryeqytetit do të bëhet kallëzim penal për shkak se nuk ishin krijuar kushtet që inspektimi të largonte objektet e kompanisë Bemax. “Le të vendosë Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi nëse kryeqyteti ia ka lidhur duart inspektimit të ndërtimit. Ne duhet ta shpëtojmë situatën, por që dikush të kërcënojë mbijetesën ekonomike dhe ekologjike, kjo nuk do të ndodhë më,” tha Abazoviq në një konferencë për shtyp pas seancës të Këshillit për luftën kundër korrupsionit për shfrytëzimin e paligjshëm të zhavorrit. Ai tha gjithashtu se “edhe nëse sot ndalon shfrytëzimi i paligjshëm i zhavorrit, do të duhen mbi 100 vjet që gjithçka të kthehet në normalitet”. Ai theksoi se nuk janë larg vendimit për angazhimin e Ushtrisë së Malit të Zi, për të mbrojtur interesin kombëtar. Ai tha gjithashtu se është propozuar që të hapet një linjë e veçantë përmes së cilës qytetarët mund të paraqesin aplikim.

SHARE