Nuk do ta blini kurrë në dyqane kur ta provoni
Përbërësit:
 250 ml qumësht
 një kub maja
 1 lugë çaji sheqer
 800 gr miell
 100 gr gjalpë
 100 ml kos
 3 vezë
 300 g djathë
 1 lugë çaji kripë
Përgatitja:
Në një enë përzieni 200 gramë miell me majanë, me qumështin pak të ngrohur dhe sheqerin.
E trazoni mirë dhe e mbuloni për 20 minuta në mënyrë që majaja të ngrihet pak. Më pas shtoni 60 gramë gjalpë të shkrirë, jogurt, 2 vezë dhe kripë.
Shtoni miellin e mbetur. Ngjisheni një brumë të butë. Mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë për 20 minuta të tjera.
Ndajini brumin në katër pjesë. Bëjeni secilën pjesë në formë të rrumbullakët.
Lyejeni pjesën e parë me gjalpë të shkrirë dhe spërkatni me djathë të grirë. Vendosni një tjetër dhe lyejeni përsëri me gjalpë dhe spërkatni me djathë të grirë. Vendosni pjesën e tretë dhe vazhdoni si më parë. Në fund vendosni pjesën e katërt.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.
                








