KRYETARI I KKSH-së URON BESIMTARËT E KONFESIONIT KATOLIK GËZUAR KRISHTLINDJET

Kryetari i KKSH-së Faik Nika uron besimtarët e konfesionit katolik gëzuar krishtlindjet.

Në njoftimin e KKSH-së thuhet: “Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe në emrin tim personal, me rastin e festës së Krishtlindjeve të gjithë besimtarëve të krishterë, në veçanti atyre shqiptar, Ju urojmë gëzuar festën! Uroj që këto ditë t’i kaloni në paqe, dashuri, begati dhe respekt ndaj njëri-tjetrit. Festat fetare për shqiptarët, përveç aspektit religjoz, krijojnë atmosferë harmonie, përafrimi dhe uniteti kombëtar, për cka jemi krenar. Gëzuar të gjithëve dhe për shumë mot!”

SHARE