ISHP: REGJISTROHEN 7 TË VDEKUR DHE 329 TË INFEKTUAR RISHTAZI

Në 24 orët e fundit, shtatë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Mal të Zi dhe janë regjistruar 329 raste të reja pozitive të infeksionit në pothuajse 2500 mostra, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi (ISHP). Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni COVID-19 në Mal të Zi që nga fillimi i pandemisë tani është 2,268. Ata theksuan se deri në orën 15 është raportuar shërimi i 372 pacientëve, pra në Mal të Zi aktualisht janë 3,189 raste aktive, në komunën e Tuzit 11 raste aktive.

SHARE