Era e fortë nga drejtimet e veriut, bëri kaos në Podgoricë, theu pemët dhe shkaktoi kolaps në komunikacion.
Pjesa më e madhe e Kryeqytetit të Podgoricës dhe vendbanimet në Komunen e Tuzit, ishin pa energji elektrike për rreth dy orë.
Semaforët në Kryeqytet nuk ishin në funksion, kështu që është bërë kolaps komunikacionit nëpër rrugët e Kryeqytetit.