Një nga këshillat më të vyera që mund të japë një mjek kundër uljes së tensionit është zbatimi i një regjimi më të shëndetshëm ushqimor.
Ky i fundit përbëhet nga fruta dhe perime, drithëra të plota, peshk, shpendë, legume, arrorë dhe produkte bulmeti me pak yndyrë.
Barishtet
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, konsumi i kripës rrit etjen dhe bashkë me të edhe tensionin e gjakut.
Hani më shumë barishte si spinaq, brokoli apo lakra për të marrë më shumë kalium.
Ky mineral largon kripën e tepërt nga organizmi dhe qetëson enët e gjakut.
Frutat E Pyllit
Frutat e pyllit janë të pasura me përbërës natyralë që lehtësojnë punën e enëve të gjakut.
Këto përbërës i zgjerojnë ato dhe qarkullimi i gjakut është më i lehtë.
Kosi
Kosi me pak yndyrë ofron shumë kalçium për organizmin.
Ai qetëson enët e gjakut dhe i qetëson ato kur nevojitet.
Peshku
Salmoni, sardelet dhe skumbria janë të pasura me acide yndyrore omega-3, sipas informacioneve të AgroWeb.org.
Këto acide përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe ulin tensionin e gjakut.
Farat
Farat e linit, të kungullit apo lulediellit mund të përfshihen në sallata, kos apo tërshërë.
Ato janë shumë të mira për tensionin e gjakut sepse përmbajnë magnez.
Tërshëra
Ky drith është i pasur me fibër që mban tensionin e gjakut nën kontroll.
Për më tepër, tërshëra rekomandohet edhe kundër mbipeshës.
Panxhari
Pirja e dy gotave me lëng panxhari dhe molle e ul tensionin sistolik të gjakut në pak orë.
Panxhari dhe gjethet e tij janë shumë të pasur me kalium, një mineral i dobishëm për zemrën.
AgroWeb.org rekomandon ta përfshini në sallata të ndryshme.
Hudhra
Përbërësit natyralë të hudhrës zgjerojnë enët e gjakut dhe e ndihmojnë zemrën të kryejë detyrën e saj.
Hudhra është shumë e mirë për uljen e tensionit të gjakut.
Fistikët
Këto arrorë janë plot me yndyrna të shëndetshme që i bëjnë mirë zemrës.
Fistikët janë shumë efikasë në uljen e tensionit të gjakut.
Shega
Lëngu i shegës është i pasur me fibër dhe shumë minerale që mbajnë nën fre tensionin e gjakut.
Ky frut i bën shumë mirë zemrës por edhe sistemit tretës.
Vaji I Ullirit
Ky vaj është plot e për plot me antioksidantë që ruajnë elasticitetin e enëve të gjakut.
Përdorimi i përditshëm i vajit të ullirit është një zgjedhje e mençur në dobi të shëndetit.
Legumet
Qiqrat, thjerëzat, fasulet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.
Për më tepër, ato janë të pasura me fibër dhe shmangin sëmundjet koronare.
Çokollata E Zezë
Çokollata e zezë përmban antioksidantë që zgjerojnë enët e gjakut.
Në këtë mënyrë ato ulin tensionin e gjakut.
Masa Shtesë Kundër Tensionit Të Gjakut
Përpos regjimit të shëndetshëm, njeriu duhet të humbasë në peshë, të kryejë aktivitet fizik dhe të marrë medikamentet që rekomandohen nga mjeku./AgroWeb.org