BRITANIA NË LUFTË BRENDA TRE VITESH / PARALAJMËRON KREU I USHTRISË: DUHET TË JEMI GATI

Ushtria britanike duhet të jetë gati brenda tre vitesh për të luftuar kundër një “boshti trazirash” të krijuar nga Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, ka paralajmëruar shefi i ri i saj.

Ndërsa theksoi se konflikti nuk është i pashmangshëm, gjenerali Sir Roly Ëalker parashikoi se presidenti rus Vladimir Putin do të dalë nga lufta në Ukrainë “shumë, shumë i rrezikshëm” dhe “do të kërkojë hakmarrje” ndaj vendeve si Britania e Madhe që mbështetën forcat e armatosura ukrainase, pavarësisht nëse Moska fiton apo humbet.

“Kur ju mendoni se rusët janë keq, ata kthehen duke kërkuar hakmarrje,” tha ai në një konferencë për shtyp.

Duke folur në mënyrë të drejtpërdrejtëm, e pazakontë kjo për një oficer në shërbim, gjenerali Ëalker paralajmëroi gjithashtu për potencialin e një pushtimi kinez të Tajvanit, dëshirën e Iranit për të zhvilluar armë bërthamore dhe kërcënimin e paraqitur nga Koreja e Veriut.

Ai nënvizoi se këto vende po krijojnë marrëdhënie mes tyre, duke ndarë armë dhe teknologji, dhe se si kjo sfidë mund të shfaqet nga 2027 në 2028.

Duke pasur parasysh kërcënimet, gjenerali Ëalker tha se kishte një “nevojë urgjente” që Ushtria Britanike të rindërtonte aftësinë e saj për të penguar luftërat e ardhshme me fuqi të besueshme luftarake.

Komandanti paralajmëroi gjithashtu se ushtria do të humbiste nëse qëndronte me idetë e vjetra rreth luftës, në vend që të përshtatet për të përqafuar teknologjitë e reja që po transformojnë fushën e betejës.

SHARE