Pesë raste të tjera të infeksionit te koronavirus janë konfirmuar në vendin tonë, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.
Në llogarinë Twitter te Qeverisë së Malit të Zi u publikuan të dhëna që tregojnë rrugët e importit të COVID-19 në Mal të Zi.
Siç tregohet, 76 përqind e rasteve janë importuar nga Serbia, testimi epidemiologjik është në proces për 20 përqind, dhe nga tranzitimi i mallrave jane katër përqind.
Sa i përket numrave, nga 59 raste aktive të koronavirusit në Mal të Zi, 45 janë importuar nga Serbia.