SHPORTA E KONSUMIT NË PRILL 732.5 EURO

Vlera e shportës minimale të konsumit për muajin prill, sipas të dhënave të Monstat, arriti në 732.5 euro, që është 2.4 për qind më shumë se në muajin mars. “Nga vlera totale e shportës minimale të konsumit, shpenzimet për ushqim dhe pije joalkoolike arritën në 334.8 euro, që është 3.6 për qind më shumë se në muajin mars”, thuhet në deklaratë. Statisticienët thanë se shpenzimet për produktet dhe shërbimet joushqimore arritën në 397.7 euro, 1.4 përqind më shumë nga marsi. Shporta minimale e konsumatorit i referohet konsumit familjar që përfshin produktet dhe shërbimet ushqimore dhe joushqimore, që mundëson ruajtjen e jetës dhe aftësisë për punë të anëtarëve të familjes.

SHARE