NESER PRITET TË ZGJEDHET KRYETARI I KOMUNËS SË ULQINIT

Raundi i ri i bisedime mbi formimin e pushtetit lokal në Ulqin u mbajt mbrëmë, ndërsa seanca e kuvendit, komunal, në të cilën do të zgjidhet kryetari i kësaj komunë, do të mbahet nesër në ora 18.

Këshilltarët e Forcës së re demokratike do të përkrahin kandidatin të cilin e propozon PDS-ja për kryetar të Komunës së Ulqinit, raporton Portali Ul-info.

Ky vendim u soll në mbledhjen e Këshillit qendror (KQ) të kësaj partie nacionale shqiptare e cila u mbajt të marten në Ulqin.Po sipas këtij portalit PDS i vendosi mbrëmë ultimatum Forcës që deri sot të nënshkruajë dokumentin me të cilin obligohet që do të përkrahë dhe votojë kandidatin të cilin do ta propozojë partia e Gjukanoviqit për kryetar të Komunës së Ulqinit.

Sipas këtij dokument, Forcës do ti takojë funksioni i kryetarit të Kuvendit komunal. Funksionet tjera në vetëqeverisjen vendore dhe ndërmarrjet publike ku themelues është Komuna do të ndahen në bazë të rezultateve të arritura në zgjedhjet e mbajtura pak kohë më parë.

Në pushtet të ri do të jenë edhe Partia Demokratike e Fatmir Gjekës dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve i Mehmed Zenkës.

SHARE