SHKON NË 47 NUMRI I TË INFEKTUARVE NË MAL TË ZI

Instituti i Shëndetit Publik testoi sot 34 raste të reja, ku 18 dualen pozitiv. Në Mal të Zi, kemi gjithsej 47 raste të të infektuarve me koronavirus, nga të cilët 18 janë raste të reja. Nën mbikëqyrjen mjekësore dhe sanitare në Mal të Zi ndodhen 5,972 persona. Instituti, siç theksohet, është duke monitoruar nga afër zhvillimin e situatës epidemiologjike,ku do të informojë rregullisht publikun në periudhën e ardhshme.

SHARE