INSTITUTI: REGJISTROHEN 272 RASTE TË REJA DHE 4 VIKTIMA

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, laboratorët e tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnostikimin e infeksionit të ri me koronavirus dje (e mërkurë, 22 dhjetor 2021) përfunduan analizat dhe ISHP dorëzoi rezultatet për 2,181 mostra për koronavirusin e ri, ku janë diagnostikuar gjithsej 272 raste të reja pozitive të infeksionit SARS-CoV-2. Gjatë ditës së djeshme, janë raportuar 4 vdekje të lidhura me infeksionin SARS-CoV-2. Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 111 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 2,034.

SHARE