Subjektet politike shqiptare reaguan lidhur me betonimin e Kishës Ortodokse Sërbe në Malin e Rumisë.
Lidhur me aktivitetet e fundit te cilat po zhvillohen ne maje te malit te Rumisë, murosja e kishës nga metali te vendosur nga kisha ortodokse serbe, sot përmes pyetjes se deputetit, nënkryetari i Parlamentit te Malit te Zi Genci Nimanbegu ka parashtruar pyetjen drejtuar Ministrit për zhvillim te qëndrueshëm dhe turizëm të MZ, Pavlle Radulloviq. Nimanbegu ka kerkuar qe çështja e ndërtimit te nderprehet, duke shtuar se ne ketë mënyre dikush e konsideron veten mbi Ligj.
Nimanbegu ne pyetjen e deputetit tregon edhe shkresën e drejtuar kësaj ministrie me datën 13.10.2018 me te cilën e ka njoftuar ministrinë ne fjale mbi këto punime dhe e cila qarte tregon se për këto punime askush nuk ka paraqitur asnjë kërkese dhe sipas ministrisë “ne lokacionin e përmendur nuk zhvillohen punime ndërtimore “.
Po ashtu edhe Kryetari i LDnëMZ-së dhe ish deputeti i kësaj partie Mehmet Bardhi, ka dërguar një letër kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq, por edhe aurotitetëve tjera shtetërore me kërkesë që urgjentisht të ndalen punimet e paligjshme në Malin e Rumisë.
“E gjithë kjo dhe të gjitha aktet e tjera ilegale, provokative dhe, mbi të gjitha, veprime kërcënuese, të cilat rrezikojnë paqen jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen, me pasoja afatgjate, punojnë para hundës së të gjithë organeve zyrtare të komunës së Tivarit dhe shtetit të Malit të Zi!”, thekson Bardhi në shkresë.
“Ky objekt jo vetëm që nuk është legal, ku maja e Rumisë është e uzurpuar, por përfaqëson qartë dhe qëllimisht, provokimin dhe kërcënimin më të madh për këtë nën qiell të qetë dhe konkretisht për banorët shqiptarë autokton por edhe për qytetarët e tjerë paqedashës që i duan majat dhe malet e larta të lira”, deklaroi Bardhi.
Edhe Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj u bëri sot thirrje institucioneve malazeze që të deklarohen publikisht, a mund t’a zgjidhin problemin dhe të ndalin Kishë Ortodokse Serbe në uzurpimin e tokave të banuara me shekuj prej shqiptarëve. Siç kumtohet nga ASH, nëse institucionet nuk bëjnë punën e vet, Gjeloshaj paralajmëron se do të jenë të detyruar të marrin masa adekuate në përputhje me standardet demokratike dhe të civilizuara për mbrojtjen e etnosit shqiptarë në trojet e veta etnike në Mal të Zi.
“Jemi dëshmitarë që ditëve të fundit po vazhdojnë punimet e paligjshme në “kishën”, e cila në Rumi u vendosë në mënyrë shumë misterioze, në vitin 2005 me ndihmën e helikopterëve të ushtrisë së atëhershme të Serbisë dhe Malit të Zi, pa miratimin e institucioneve të Malit të Zi dhe kundër vullnetit të popullatës lokale.
“Jemi dëshmitarë që ditëve të fundit po vazhdojnë punimet e paligjshme në “kishën”, e cila në Rumi u vendosë në mënyrë shumë misterioze, në vitin 2005 me ndihmën e helikopterëve të ushtrisë së atëhershme të Serbisë dhe Malit të Zi, pa miratimin e institucioneve të Malit të Zi dhe kundër vullnetit të popullatës lokale. Tani, brenda natës, metali është mbuluar me beton, domethënë është duke u ngritur “kisha” prej guri, për të cilën Qeveria e Malit të Zi ka sjellë Vendimin për t’a hequr atë, “tha Gjeloshaj për mediat malazeze.
Ndërsa nga Lidhja Demokratike Shqiptare pohuan se sllavizimi i trevave shqiptare në Malin e Zi po vazhdon, me bekimin e qeverisë malazeze.
Në kumtesë të LDSH-së shkruan: “Ata çka qeveria e Malit të Zi nuk mundet apo nuk guxon ta bëjë, në mënyrë direkte, po ia kryen shërbëtorja më e devotshme, e më e besnike, Kisha ortodokse serbe, e cila përmes “ortodoksizimit” të shenjtoreve dhe të viseve tona (Shas, Rumi, Guci etj.), po provon të dëshmojë së këtu, pas vet Zotit, banonin sllavët (!?). Shndërrimi i llamarinës nga Maja e Rumisë, në kishëz me material të fortë, pra nuk dëshmon dobësinë e shtetit, sikur tenton dikush ta paraqesë, për objektiv të pushtetit, i cili po e heshtë këtë aktivitet të kishës serbe, edhe pse ka mjete e mundësi që ta ndal. Prandaj LDSH i fton të gjithë ata që janë qeveri, që gjithsecili nga pozicioni i vet, të marrë masat adekuate për të shpërbërë “veprën” në Majën e Rumisë, përndryshe, po përsërisim konstatimin, tashmë të njohur, se shqiptarët nuk kanë çfarë të kërkojnë në atë Qeveri, ku nuk pyeten fare”, thuhet në kumtesë të LDSH-së