MASAT DO TË JAPIN REZULTATE NË 10 DERI NË 15 DITËT E ARDHSHME

Në mënyrë që masat e reja epidemiologjike të japin rezultate në luftën kundër koronavirusit, është e nevojshme që të kalojnë 10 deri në 15 ditë, tha epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik, Dr Milko Joksimoviq.

Joksimoviq deklaroi për Radion e Malit të Zi se më shumë se 30,000 qytetarë janë testuar deri më tani, i cili, siç shton ai, është një numër mbresëlënës për Malin e Zi.

Ai gjithashtu thekson se nga 12 korriku, rezultatet e testit nuk priten më shumë se tre ditë.

“Tani rezultatet e testit nuk priten më shumë se dy deri në tre ditë,” tha Joksimoviq.

Ai kujtoi se aktualisht kemi një numër të madh të rasteve aktive.

“Ne kemi regjistruar një numër shumë të madh të pacientëve për ditë të tëra”, thotë Joksimoviq, duke shtuar se situata është serioze dhe se epidemia është në vazhdim e sipër.

Ai gjithashtu thotë se epidemiologët po përpiqen ta mbajnë situatën nën kontroll, por gjithashtu shton se situata është shumë shqetësuese.

“Në ditët e fundit, ne kemi parë efektin e masave në veri, duke filluar nga Rozhaja, Gucia dhe Bijello Pole,” tha ai.

Joksimoviq gjithashtu kujton se ne kryesojm në rajon për sa i përket numrit të rasteve active, por ai shton se kriteret tona janë të rrepta, gjë që nuk ndodh me shumë vende.

SHARE