Limonadë me Erëza

Limonadat janë karkeristikë e verës, pork jo që do ju tregojmë në recetën e sotme ka shijen e pangatrrueshme të erëzave.

E pasur me erëza e fara të cilat e bëjnë të parezistueshme për shqisat, kjo përzierje është po aq interesante sa ka dhe emrin.

Erëzat ruajnë sekret aromat e tyre të veçanta, por edhe vlerat për shëndetin, duke ju përshpejtuar metabolizmin dhe ulur oreksin.

Çaj apo limonadë si do ta quanit ju pasi të lexoni përgatitjen e veçantë të saj?

Ndiqni këshilat e AgroWeb.org dhe provojeni edhe ju në shtëpiat tuaja.

Përbërësit

  • 12 fara kardamom
  • 1 lugë çaji fara finoku
  • Gjysmë luge piper i zi
  • Gjysmë luge fara koriandre
  • Gjysmë luge fara karafili
  • 1 shkop kanelle
  • 3 lugë gjelle xhenxhefil i grirë i freskët
  • 125 gr sheqer
  • 125 ml ujë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj pije AgroWeb.org ju këshillon të ndizni furrën në temperaturën 180 gradë.

Merrni farat e kardamomit bashkë me piperin e zi dhe shtypini imët.

Ndërkohë vendosni të gjithë erëzat e tjera përveç xhenxhefilit në një tavë dhe futini të piqen në furrë në temperturën 180 gradë për 5 minuta.

Më pas ndizni zjarrin dhe shtoni në një enë të thellë të gjith erëzat e pjekura, xhenxhefilin, kardamomin, piperin e zi, sheqerin.

Shtoni ujin dhe vendoseni të ziejë të gjithë këtë masë për 5-10 minuta duke e përzier herë pas here.

Mbani në mendje që sa më shumë ta përzieni aq më e fortë do të jetë shija përfundimtare.

Lëreni në zjarr për kohën e caktuar pa e lejuar të trrashet e më pas kullojeni dhe hidheni në një enë qelqi.

Futeni në frigorifer dhe mund ta konsumoni sipas dëshirës.

Kjo pije mund të konsumohet deri në 6 muaj pas përgatitjes./AgroWeb.org

SHARE