Fantastik dhe i mrekullueshëm në shije, byreku në formë roleje është i lehtë për t’u përgatitur.
I mbushur me gjizë, djathë, nenexhik, presh, kopër, ullinj, shija e tij është padyshim e pazëvendësueshme.
AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën e përgatitjes.
Përbërësit
2 lugë gjelle vaj ulliri
500 gr presh
1 tufë nenexhik (i prerë imët)
1 tufë kopër (e prerë imët)
290 gr ullinj (të prera)
200 g djathë i bardhë ( i copëtuar)
250 gr gjizë
10 -12 petë të gatshme
Përgatitja
Fillimisht ngrohni furrën tuaj në 200°C.
Më pas ngrohni vajin e ullirit në një tigan të madh në nxehtësi mesatare.
Shtoni aty preshin e larë mirë dhe të prerë në rrathë të vegjël. Spërkateni me pak kripë dhe gatuajeni për 10 minuta derisa të zbutet plotësisht.
Në një tas të bollshëm bashkoni preshin dhe të gjithë përbërësit me rradhë (përveç petëve). Përziejini mirë derisa përbërësit të bashkohen.
Lyeni me pak vaj ulliri tavën e pjekejs, cila këshillohet të ketë një diametër rreth 22cm.
Merrni një petë dhe në njërën anë hidhni përreth 2-3 lugë nga përzierja që formuat.
AgroWeb.org ju këshillon që me mbushjen të krijoni një shirit përgjatë gjerësisë së petës duke lënë pak hapësirë nga skajet e saj.
Më pas, palosni skajet e petës në mënyrë që mbushja të mos derdhet dhe ta rrotulloni atë derisa të krijohet një role dhe vendoseni në tavë.
Këto hapa përsëritini derisa të keni mbaruar me të gjithë petët.
AgroWeb.org ju sugjeron që të lini pak hapësirë nga njëra role në tjetrën kur t’i vendosni në tavë për t’u pjekur.
Para se t’i fusni në furrë lyejini sipër me pak qumësht dhe vaj ulliri.
Kjo do të evitojë tharjen e petave gjatë pjekjes duke qenë se petat janë të gatshme.
Më pas futini në furrë dhe lërini përreth 15 – 20 minuta, ose derisa petët të kenë marrë ngjyrën karakteristike të artë të pjekjes. /AgroWeb.org