28 DITË LUFTË / LUFTIMET MË TË ASHPRA NË MARIUPOL

Luftimet më të ashpra vijojnë në qendër të qytetit strategjik të Mariupolit, në ditën e 28 të luftës në Ukrainë. Qeveria ukrainase thotë se rreth 100,000 civilë janë bllokuar atje pa ushqim, ujë apo ngrohje. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se me gjithë vështirësitë, 7026 banorë të Mariupolit u shpëtuan të martën. Ushtria e Ukrainës pretendon se trupat ruse janë “të demoralizuara” dhe zyrtarët rusë tani po përpiqen të rekrutojnë ish-ushtarë për t’iu bashkuar përpjekjeve të tyre të luftës. Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov ka refuzuar përjashtimin e përdorimit të  armëve bërthamore. Në një intervistë për CNN, Peskov tha se kjo mund të ndodhë nëse vendi përballet me një kërcënim ekzistencial Pentagoni e denoncoi si të pamatur deklaratën, duke theksuar se nuk është mënyra se si duhet të veprojë një fuqi bërthamore e përgjegjshme. Pentagoni thotë gjithashtu se forcat ukrainase po arrijnë të rimarrin tokën nga trupat pushtuese ruse, veçanërisht në jug të vendit. Në frontin diplomatik, Zelensky i ka përshkruar bisedimet me Rusinë si konfrontuese, por tha se, hap pas hapi, ato po ecin përpara.

SHARE